De Biasi: Në Itali do më pëlqente të drejtoja Palermon

Suksesi me  Shqipërinë i ka hapur dyert Gianni De Biasi-t në Europë duke u vlerësuar dhe  përfolur shumë në këtë merkato.

Shqipëria nen drejtimin e trajnerit italian arriti vendin e tretë në Grupin A, me nje fitore të vetme ne fazën e grupeve, por ajo që ishte më e rëndësishme me një lojë të denjë për kampionat europian.

Tani nuk janë të pakta ato ekipe që kërkojnë të trajohen nga Gianni De Biassi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në nje intervistë për “Radio Time”, De Biasi ka treguar se do te ishte i lumtur të drejtonte skuadrën e Palermos në Seria A.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Do të më pëlqente shumë. Natyrisht askush nuk më ka kontaktuar dhe as nuk e njoh Zamparinin, por jam i bindur se qyteti është një magazinë e “virgjër” ku mund të gjehen dhe të rriten shumë talente. Pak sikurse bëra te Shqipëria. Nuk nevojiten emrat e mëdhenj, por personat e motivuar, që të luajnë për kolektivin dhe që të sakrifikohen. Sipas meje te Palermo janë këto potenciale, por shumë keq që nuk shfrytëzohen”, deklaroi trajneri i Shqipërisë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?