De Biasi: Përfundova dëshminë, pres me besim e KAS

Trajneri italian i kombëtares sonë, prej ditës së djeshme bashkë me kapitenin Lorik Cana dhe kreun e FSHF-së, Armand Duka ndodhet në Losanë të Zvicrës, ku do të vendoset përfundimisht fatet e ndeshjes Serbi-Shqipëri. Ai dëshmoi sot mbi ndeshjen e ndërprerë në Beograd, më 14 tetor. – “Në ora 11:25 nisa dëshminë time në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv të Lausanës dhe pas rreth 1 ore ku u mora në pyetje, përfundova. Tani presim me durim” – theksoi trajneri i kuqezinjve Gianni de Biasi. Kështu trajneri Gianni De Biasi pas dëshmisë së dhënë përpara gjyqtarëve të Lausane për ngjarjet e Beogradit ku lojtarët e Kombëtares Shqiptare u sulmuan në fushën e lojës dhe tunelin hyrës të stadiumit dhe më pas ndeshje u dërpre pret me optimizëm që CAS të ndryshojë diçka. Një ditë pas dëshmisë së përfaqësuesve të palës serbe, të premten ishte radha e shqiptarëve ku trajneri Gianni De Biasi është njëri prej disa personave që dëshmoi për ngjarjen e ndeshjes së muajit tetor, që u zhvillua në Beograd, por ndërpre. UEFA vendosi më vonë që rezultati i këtij takimi të jepe 0-3 në tavolinë për Serbinë. Kësaj të fundit iu hoqën tre pikë, si penazilim pas incidenteve. Për këtë arsye të dy ekipet mbetën të pakënaqura nga vendimi dhe shkuan në KAS, ku Serbia kërkon t’i hiqet penalizmi dhe të rilahet ndeshja, ndërsa Shqipëria të marrë tre pikët në tavolinë. Pasi janë dëgjuar palët, vendimi i Kas mund të merret sot, ose do t’i duhet disa ditë për të shqyrtuar provat. 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?