De Biasi publikon listën e lojtarëve që do të marrin pjesë në Europianin “Francë 2016”

Trajneri i kombetares, Giani De Biasi, publikoi sot listën e 27 lojtarëve që do të zhvillojnë fazën përgatitor në Austri dhe më pas 23 prej tyre do të udhëtojnë drejt Francës. Në në konferencë për mediat në ambientet e FSHF-se, De Biasi theksoi se, “dy vite më parë kam bërë një premtim se do të punoja me pasion dhe sakrificë, se do të bëja atë që nuk ishte arritur asnjëherë. Unë dhe lojtarët e dimë se kjo që kemi arritur është unike. Kualifikimi erdhi si pasojë e njohjes së limiteve tona”.

“Europiani për ne është dicka e jazhtëzakonshme, por edhe për tifozët. Janë mijëra që do na ndjekin live dhe miliona në distancë. Do të luajmë fort, duke qenë të vështirë për çdo kundërshtar”, ka deklaruar De Biasi.

Para 10 ditësh i kam nisur lojtarëve që do të nisin fazën përgatitore, një mesazh ku i kam shkruar: “Përshëndetje djema, pas 10 ditësh fillon përgatitja për Europianin. Do të jetë rast unik, mbase i papërsëritshëm dhe për të treguar vlerat tona. Do të jemi 27 lojtarë në Austri, por 23 prej tyre do të jenë gati për Francë. Përzgjedhja do të bëhet në bazë të gjenjdes tuaj fizike dhe asaj psikologjike. Dua që të gjithë të respektoni zgjedhjet e mira teknike. Takohemi së shpejti”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Listës së futbollistëve i mungon padyshim emri i Hamdi Salihit, golashënuesit më të mirë të kampionatit shqiptar, i cili mbeti jashtë listës së sulmuesve. Vendin e tij në këtë listë e ka zënë Milot Rashica, sulmuesi që luan në kampionatin holandez me Vitesen.

Swiss Digital Mobile Reklama

2c9ddefab4fbfbd1f2622b5eb62d3503_XL

Jashtë listës paraprake ka mbetur dhe i shumëpërfoluri Alban Meha, ndërsa janë konfirmuar të rinjtë Veseli dhe Rrahmani. Trajneri ka konfirmuar se Xhaka ka një problem fizik, por që mund të rikuperohet në kohë për finalet. Memushaj do të shkëputet nga grumbullimi për të luajtur një ndeshje me ekipin e tij në Itali, Pescara.

Shqipëria në grumbullimin e saj në Austri do të zhvillojë 2 takime miqësore me Ukrainën dhe Katarin.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?