
Gianni De Biasi ka dhënë një intervistë për “Radio Kiss Kiss” në lidhje me formën shumë të mirë të dy mbrojtësve të Veronës, Marash Kumbulla dhe Amir Rrahmani. Ish-trajneri i kombëtares sonë nuk i kurseu fjalët e mira për ta.
“Rrahmani është një futbollist që ka treguar se nuk vuan nga pesha e një kampionati si Seria A. Ka shumë personalitet dhe nuk ka vuajtur te Verona. Është një futbollist shumë i fortë, që ka një teknik të mirë, mund të bëjë një paraqitje të mirë te Napoli.
Kumbulla ka shumë personalitet, është shumë agresiv, shumë i matur dhe i zoti në lojën ajrore. Ka një të ardhme të ndritur përpara”, deklaroi De Biasi. /R.Lika-Koha Jone/
