De Biasi: Seria A po paguan krizën ekonomike, tek Shqipëria zbatoj modelin gjerman
Gianni De Biasi, trajner i Shqipërisë, ka folur për më shumë se dy orë para kolegëve të tij në Veneton Lindore. Ish-trajner i disa skuadrave të Seria A, De Biasi prej tre vitesh drejton ekipin tonë kombëtar dhe flet mbi eksperiencën e tij të re në Shqipëri. – “Drejtimi i një ekipi kombëtar ishte një eksperiencë që e kam kërkuar vetë. Katër vjet më parë më është ofruar stoli i Shqipërisë dhe e përfshiva veten në këtë aventurë, e cila është duke më dhënë shumë kënaqësi. Edhe pse kombi shqiptar është i vogël, ju nuk mund ta imagjinoni jehonën ndërkombëtare që ka pasur fitorja në Portugali.” Gianni De Biasi, trajneri aktual i Shqipërisë, ishte mysafir në San Dona, shoqata e trajnerëve të Venetos Lindore, udhëhequr nga Roberto Schugur.Salla ku ai foli ishte e mbushur plot me trajnerë në të tjerë, por edhe anëtarë të komunitetit shqiptar të Piaves së Poshtme, të etur për një Selfie me trajnerin de Biasi, i cili ka meritë për evoluimin e futbollit ndërkombëtar. Trajneri italian i stolit kuqezi foli edhe për Botërorin e fundit.– “Në Brazil pamë një garë të madhe, me Gjermaninë mbi të gjitha, sepse ajo kishte një program që filloi kohë më parë dhe kishte forcën për të integruar lojtarë të gjeneratës së parë jo-gjermane”, tha De Biasi, – “plus Gjermania ka një organizim perfekt me nivelin e të rinjve, të cilët pastaj japin fryte për ekipin e lartë kombëtar. “ Dhe kjo, sipas planifikimit të përpiktë të De Biasit, ka dhënë rezultate të rëndësishme edhe me Shqipërinë. – “Kualifikimi në Europian do të ishte përtej të gjitha parashikimeve, duke pasur parasysh grupin e vështirë ku ndodhemi. Por e kemi filluar mirë dhe prandaj duam të përpiqemi të ecim me këtë valë,” – vazhdoi trajneri. – ”E vetmja keqardhje është ndeshja e mallkuar kundër Serbisë (e pezulluar si pasojë e përleshjeve në fushë.) – “Ne ishim përgatitur për një ndeshje por u penalizuam në mënyrë absurde nga një vendimi i çuditshëm i UEFA-s, me humbjen në tavolinë. “ Në radhët e Shqipërisë de Biasi ka zgjedhur shumë lojtarë që kanë luajtur në Zvicër, Gjermani dhe Itali, nga Berisha i Lazios, tek Hysaj i Empolit. Duke folur për futbollin italian, trajneri i Shqipërisë thotë se “Kampionati i Seria A është një marrëveshje e skaduar nga këndvështrimi teknik, në sajë të situatës ekonomike", dhe de Biasi përfundoi diskutimin me pyetjen nëse një ditë do të rikthehet sërish për të drejtuar një ekip italian, – “Italia? Tani për tani unë nuk kam nostalgji. Për t’u kthyer duhet të ketë një projekt serioz, ku unë mund të jem pjesë aktive.” Gianni de Biasi është vlerësuar gjerësisht në vendin e tij, mbi ecurinë e ekipit tonë kombëtar gjatë eksperiencës së tij të fundit.
KOHA JONË SONDAZH

