​De Biasi shpall listën për miqësoren me Kosovën, risitë Veseli dhe Manaj

 

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi, shpalli listën me  25 lojtarë për dy ndeshjet miqësore të nëntorit.   

“Janë dy miqësore ku do të testojmë disa lojtarë të rinj duke parë gjendjen e të gjithëve dhe duke u përpjekur të risim nivelin e lojës tonë”, ka thënë De Biasi.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Do punojmë fort që të përmirësohemi akoma më shumë dhe të jemi gati për Evropianin. Siguruam miqësoren me Gjeorgjinë pasi ishte e vetmja skuadër e disponueshme dhe ekipet e tjera që kërkuam nuk ishin të lira”, shtoi më tej trajneri italian.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Disa nga lojtarët e përhershëm i kam lenë pushim pasi edhe kanë pasur probleme fizike, si Kukeli, apo Mavraj që është pothuajse gati për të luajtur”, ka përfunduar De Biasi.

Në listën e De Biasit bie në sy prania e dy lojtarëve të rinj si Rei Manaj dhe Frederik Veseli, të cilët veshin për herë të parë fanellën e Përfaqësueses. Veseli është mbrojtës dhe luan te Lugano në Zvicër. Mosha e tij është 23 vjeç dhe mesa duket ai bën pjesë në planet e De Biasit.

Pas miqësores me Kosovën, Shqipëria do të luajë tre ditë më vonë në Tiranë edhe një miqësore tjetër me Gjeorgjinë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?