De Biasi zbulon arsyen e largimit nga Shqipëria: Doja t’i jepja mundësinë pasuesit tim që të …

Puna fantastike e bërë nën drejtimin e Shqipërisë, solli të ira në të dyja palët. Interesimi për strategun italian është i madh edhe pse ai ka dy vite që nuk drejton më asnjë ekip. Në një intervistë të dhënë së fundmi për “Casa Di Marzio”, strategu që bëri historinë me Shqipërinë, është shprehur se i la kuqezinjtë në mënyrë që pasardhësi i tij të punonte më mirë. Një gjë të tillë padyshim që Panucci nuk e bëri aspak mirë.

“Të mos ndjekësh 20 apo 30 persona nga njëra anë është një avantazh, por kur stërvitja kombëtaren, i shihja futbollistët pas shumë kohësh. Është një eksperiencë intensive, duhet të punosh shumë me kokën e futbollistëve. Nuk është e thjeshtë të përgatisësh dy ndeshje, me distancë muajsh nga njëra tjetra.

Në mes duhet të bësh skautimin e të gjithë lojtarëve. Me Shqipërinë bëra maksimumin, mora shumë çmime edhe nga qeveria, ishte një ndjesi shumë e bukur. U largova nga Shqipëria, sepse isha atje prej 5 vitesh e gjysmë, ishim të tretët në renditjes pas Spanjës dhe Italisë, teksa ndaj tyre humbëm.

I thashë presidentit që të ndalesha për t’i dhënë mundësinë pasuesit tim për të punuar për ndeshjet e Natios League. Mua më mungonte motivimi, duhet të rinisja sepse e ndjeva shumë piedestalin”, deklaroi De Biasi. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP