De Bruyne: Më ka munguar Champions League, e lehtë të luash me Haaland

Kevin De Bruyne ishte protagonist i fitores 3-1 që kampionët e Europës arritën dje ndaj Kopenhagen, në ndeshjen e Champions Leagu. Belgu realizoi një gol dhe një asist në ndeshjen e tij të parë sezonale në Champions.

“Jam i lumtur që luajta sërish futboll në Champions League, më ka munguar. Më ka munguar të luaj në të gjithë fazën e grupeve për një kohë të gjatë për shkak dëmtimi, por mendoj se jam rikthyer në një mënyrë pozitive. Dje luajtëm shumë mirë, duke merituar rezultatin dhe lëvdatat.

Është e lehtë të krijosh mundësi shënimi për dikë si Haaland, ai është një nga sulmuesit më të mirë në botë nëse jo më i miri ndonjëherë që kam luajtur. Nuk ka asgjë të veçantë, është thjesht njohuri reciproke”, tha de Bruyne për kolegun e tij.

SHKARKO APP