De Bruyne tërbohet me gazetarin pas eliminimit: Budalla! (VIDEO)

Belgjika dështoi ditën e djeshme ndaj Francës, duke u eliminuar nga Europiani. Një gazetar ka acaruar shumë mesfushorin belg, De Bruyne, duke i përmendur gjeneratën e artë.

“Çfarë gjenerate e artë? Po Spanja, Anglia, Franca, Gjermania nuk janë me një gjeneratë të artë?”, dëgjohet të thotë De Bruyne, menjëherë pas humbjes 1-0 me Francën.

Më pas, në nerva e sipër, De Bruyne i thotë: “Budalla…”!

Video në fakt ka bërë xhiron e rrjeteve sociale.

SHKARKO APP