FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

De Bruyne thërret Juventusin, belgu kërkon Ronaldon dhe Championsin

Sipas Agatha Christie, tri indicie përbëjnë një provë. Edhe pse jemi në fillimin e tratativave Kevin de Bruyne ka lëshuar sinjale të qarta se mund të largohet nga Manchester City gjatë verës, duke i dhënë sinjale të rëndësishme Juventusit. Në një intervistë të dhënë për mediat belge ai konfirmoi se do të jetë e vështirë që të qëndrojë te “qytetarët” dy sezone pa luajtur në Champions League, pasi klubi anglez është dënuar momentalisht për shkelje të Fair Play-it Financiar. Në pritje të një vendimi nga TAS, De Bruyne ka dhënë sinjale se mund të mendojë për një transferim të mundshëm në Itali, atje ku do të gjente një nga idhujt e tij.

Në këtë pikë kthehet në kujtesë një tjetër frazë e belgut në fund të muajit prill, që bëri të ëndërrojnë tifozët bardhezi: “Më pëlqen të luaj me sulmues si Cristiano Ronaldo. Për mënyrën si interpretoj rolin, sulmuesit janë të rëndësishëm. CR7 do të çonte në majë numrin e asist, mund të bëja krosime edhe në tre metra lartësi e ai do t’i arrinte njësoj”, duke kujtuar golin e jashtëzakonshëm të portugezit kundër Sampdorias.

Kevin De Bruyne has built his perfect footballer out of six of the ...

Swiss Digital Desktop Reklama

Si mund t’i interpretojë Juventusi këto sinjale? E vështirë për ta thënë, por me siguri që Sarri do ta pëlqente shumë një futbollist si belg, që i kujton disi Zielinskin, në kohët e Napolit. De Bruyne mund të luajë në të gjithë rolet e repartit pa asnjë dallim. Natyrisht paratë, e kartonit dhe pagës janë problem më i madh për tu kaluar, por nëse skualifikimi i Uefa-s për “qytetarët”, konfirmohet,  Juventus do të vihet në lëvizje.

Swiss Digital Mobile Reklama

Duket e vështirë që vlera e kartonit të tij të zbresë nën shifrën e 100 milionë eurove, pasi po flasim për mesfushorin më të kompletuar në botë. Gjithsesi nuk duket aspak një transferim i pamundur, pasi te Juventusi po bëjnë gati valixhet dy futbollistët e parë, Pjanic dhe Higuain. Skuadra torineze kërkon të ndërtojë një ekip ëndrrash për të synuar triumfin në trofeun me “veshë të mëdhenj” që i mungon prej shumë vitesh. /Rozalb Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?