De Gea nuk priste penallti që nga viti 2016, e fundit ishte ndaj Lukakut

Manchester United ja doli të merrte 3 pikë të plota në fundjavë, teksa heroi ishte portieri De Gea, i cili priti penalltinë ndaj West Ham-it në minutat shtesë.

“Djajtë e Kuq” ishin në avantazh 2-1 falë golave të Ronaldos dhe Lingardit. Te pika e bardhë, trajneri Moyes ja besoi Noble, i cili njihet si specialist. De Gea ia doli të priste penalltinë, diçka që nuk ndodhte prej 5 vitesh.

Spanjolli kishte pritur penalltinë e tij të fundit më 23 prill të 2016-ës dhe që atëherë nuk ka mundur të shpëtojë asnjë. Portieri i United kishte pritur penalltinë e tij të fundit, atë ndaj Lukakut, në ndeshjen e gjysmëfinales së FA Cup me Evertonin, 5 vjet më parë.

Që nga atëherë në 40 penallti, portieri spanjoll nuk kishte ndalur asnjë, ndërkohë që dje u bë me pak fjalë heroi për ekipin e tij, duke i dhënë 3 pikë të plota.

 

 

SHKARKO APP