De Jong shpërthen ndaj kritikave: Mjaft më! Janë shkruar shumë të pavërteta për mua!
Frenkie de Jong ka vendosur të thyejë heshtjen dhe t’u përgjigjet kritikave dhe raportimeve që kanë qarkulluar rreth tij gjatë muajve të fundit. Mesfushori holandez foli për mediat zyrtare të Barcelonës, duke mohuar kategorikisht disa prej pretendimeve që kanë vënë në dyshim profesionalizmin dhe marrëdhëniet e tij me klubin.
“Jam shumë i zemëruar”, deklaroi De Jong, sipas Diario AS, duke shprehur frustrimin e tij për lajmet që, sipas tij, po dëmtojnë imazhin.
“Është shumë zhgënjyese, sepse ajo që dua më shumë është të luaj futboll, veçanërisht për Barcelonën dhe kombëtaren. Po publikohen shumë gjëra të pavërteta dhe po vërej se kjo po dëmton imazhin tim”, u shpreh ai.
De Jong mohoi gjithashtu raportimet se kishte refuzuar të luante ndaj Atletico Madridit në Champions League sezonin e kaluar.
“Është e pavërtetë. Të gjithë duan të luajnë në ndeshje të tilla. Nuk e kuptoj se si mund të thuhet që unë refuzova të luaja”, deklaroi holandezi.
Mesfushori iu përgjigj edhe zërave për një marrëdhënie të keqe me trajnerin Hansi Flick, duke i hedhur poshtë kategorikisht.
“Kam një marrëdhënie shumë të mirë me trajnerin. Flasim shumë bashkë. Mund ta pyesni drejtpërdrejt atë për këtë”, tha De Jong.
KOHA JONË SONDAZH

