De Ligt: E nisa si mesfushor, me fat që luaj me lojtarë të mëdhenj

Matthijs De Ligt nuk e pati të lehtë përshtatjen te “Zonja e Vjetër”, por me kalimin e kohës tregoi personalitet dhe e vuri situatën nën kontroll. Në një prononcim për “Champions Journal”, qendërmbrojtësi  holandez foli për karrierën e tij, se si kishte ndryshuar rol kur luante me moshat e reja.

“Deri në moshën 15 vjeç kam qenë mesfushor me tipare sulmuese. Kam luajtur shumë ndeshje në atë rol, kam shënuar disa gola e kam dhënë asistime. Pastaj, papritmas, më thanë se për karrierën time do të ishte më mirë të zhvendosesha më pas, si qendërmbrojtës.

Në fillim u mendova, nuk më pëlqente të luaja mbrojtës, por tani po kuptoj se mënyra si u rrita, si mesfushor, po më ndihmon. Jam vërtet i lumtur me zhvillimin e karrierës sime”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kombëtarja? Është fantastike të luash me Van Dijk, një nga lojtarët më të mirë në botë. Mendoj se jemi një dyshe e mirë në qendër të mbrojtjes. E njëjta gjë te Juventusi, me Bonuccin dhe Chiellinin. Janë lojtarë me përvojë të madhe, përpiqem të mësoj sa më shumë prej tyre”, deklaroi De Ligt.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?