De Ligt: I kam kaluar kritikat, e kam mik De Vrij  

Mbrojtësi i Juventus-it, Matthijs De Ligt, ka folur nga grumbullimi me Holandën duke komentuar pjesën e parë të sezonit me skuadrën bardhezi. Qendërmbrojtësi i talentuar është shprehur se e ka kaluar pjesën e kritikave me ndeshje të mira në duelet e fundit.

 

“Kritikat? Ka qenë vetëm një moment. Kam luajtur një ndeshje të bukur kundër Milan-it dhe kam shënuar golin e fitores në derbin e Torino-s. Duhet të them se ka qenë shumë bukur dhe jam gëzuar shumë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Konkurrenca me De Vrij? Është një luftë e madhe me Inter-in në kampionat, por këtu te Holanda e shikoj si mik. Nëse duhet të luajë ai, e pranoj. Dhe nëse duhet të luajë unë, ai e pranon. Jemi shpesh bashkë. Më pëlqen të kem dikë me të cilin mund të flas”, deklaroi holandezi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?