De Rossi rikthen Romën tek fitorja

Vendosja e Daniele De Rossit në krye të pankinës së Romës ka rezultuar efektive për verdhekuqtë.

Kryeqytetasit kanë fituar me rezultatin 2-1 përballë Veronës, duke u rikthyer te fitorja, në ndeshjen e parë pa Jose Mourinho, i cili u shkarkua nga pronarët amerikanë për shkak të rezultateve të dobëta.

Roma zhvilloi një pjesë të parë shumë të mirë dhe gjeti dy gola për pak minuta. Por ishte fundi i takimit ai që rezultoi ezaurues për verdhekuqtë, të cilët me shumë mundim mbajtën avantazhin.

Tashmë, pas 21 javësh kampionat, Roma renditet në vendin e 8 me 32 pikë të grumbulluara.

SHKARKO APP