De Vrij në shtesë shpëton Interin nga një tjetër humbje në derbi

Interi ka shpëtuar në një barazim 1-1 ndaj Milanit në fundin e derbit, teksa skuadra kuqezi i është kthyer në “ters” këtë sezon.
Në minutën e 45-të, pas një aksioni mjaft të mirë të Leao-s nga krahu i majtë, Sommer e ndal fillimisht por më pas Rejinders e ka të thjeshtë për ta shtyrë topin në kuadrat.
Në pjesën e dytë Interi tentoi me të gjitha mënyrat që të gjente barazimin, por në një rast kapiteni Lautaro u ndal nga sistemi VAR. Interi goditi 3 herë shtyllën, ndërkohë që goli i barazimit do të vinte vetëm në shtesë me mbrojtësin De Vrij.
Interi mbetet në vendin e dytë me 51 pikë, teksa Napoli do të ketë shansin për t’u arratisur. Milani ndërkohë mbetet në vendin e 8-të me 35 pikë.
/R.Lika-Koha Jonë/