Debatik Curri, zyrtarisht lojtar i Flamurtarit
Mbrojtësi i kombëtares sonë, Debatik Curri është zyrtarisht lojtar i Flamurtarit para se të nisë sezoni i ardhshëm. Mbrojtësi 31-vjeçar ka hedhur firmën në kontratë duke u dhënë fund zërave për të ardhmen e tij, të paktën për një sezon. Mbrojtësi i lindur në Prishtinë i jep fund aventurës me Tiranën ku u aktivizua në sezonin e fundit. Ai do të përfitojë një pagë më të ulët se ajo që arkëtoi nga bardheblutë, por ende nuk ka të dhëna zyrtare për detajet e marrëveshjes mes tij dhe klubit vlonjat. Me afrimin e Currit, mbrojtja e Flamurtarit po merr formë pasi mbrojtësi i Kombëtares do të luajë në qendër të këtij reparti me bullgarin Jordan Miliev. Në prononcimin e parë si kuqezi, Curri shprehet se Flamurtari është një klub i madh me të clin shpreson të fitojë çdo sfidë gjatë sezonit të ardhshëm. Afrimi i tij është vetëm i fundit në radhë pasi trajneri Levi ka vendosur të bëjë një revolucion të vërtetë në ekipin bregdetar. Pak ditë më parë, drejtuesit e klubit vlonjat zyrtarizuan edhe afrimet e dy ish lojtarëve të Kukësit, mesfushorin Ylli Hoxha dhe portierin Argent Halili.
KOHA JONË SONDAZH

