Dëbora ndalon futbollin shqiptar, FSHF merr vendimin për të gjitha kategoritë

Mbrëmjen djeshme dhe gjatë gjithë natës së sotme bora ka mbuluar gjithë territorin e vendit tonë për herë të parë pas tre vitesh. Ishte planifikuar të luheshin shumë ndeshje, por kushtet e vështira kanë anuluar gjithçka.

Vështirësia në transport dhe fushat e mbuluara me dëborë detyruan FSHF të njoftojë dje shtyrjen e të gjitha ndeshjeve në futbollin e moshave dhe Kategorinë e Dytë. Ndërkohë ishte parashikuar të luhej edhe në Kategorinë e Parë.

Elbasani-Tomori dhe Lushnja-Egnatia ishin programuar të luheshin mesditën e sotme, por nuk do ndodhë. Kushtet e bëjnë të pamundur dhe FSHF në aplikacionin e saj shënon pezullimin e të dy ndeshjeve, duke ndalur futbollin sot.

SHKARKO APP