Debutim “i hidhur”, Lenjani me të kuq dhe më i dobëti i ndeshjes së Rënes
Futbollisti i kombëtares sonë, Ermir Lenjani, pas kalimit tek ekipi francez i Ligës së parë, Rënes, nuk ka debutuar në mënyrën më të mirë, pasi u ndëshkua me karton të kuq në ndeshjen e Kupës së Francës, ndaj Bastias. Ish-lojtari i St Gallen, ndër më të spikaturit në kampin kuqezi gjatë ndeshjeve të fundit , Lenjani, është përjashtuar nga loja në ‘76, ndërsa është votuar me një notë minimale pas ndeshjes. “Yahoo” në Francë, në faqen e saj sportive franceze, e ka vlerësuar paraqitjen e parë të Lenjanit në Francë me notën 5.3, duke e lënë kosovarin ndër futbollistët më të dobët të kësaj skuadre. Renes u mund 3-1 nga Bastia në fushën e kësaj të fundit, në ndeshjet e Kupës, që u zhvillua të martën në mbrëmje.
KOHA JONË SONDAZH

