Debutimi ëndrrash për shqiptarin në Holandë, shënon super gol (VIDEO)

Talenti me origjinë shqiptare, Mario Vrushaj, e ka nisur në mënyrën më të mirë eksperiencën e tij në Holandë, pasi u dha në huazim nga Olympiakosi, për tek Willem II.

Në takimin në shtëpi, ndaj Bredas, ai u hodh në fushë në minutën e 75-të, teksa rezultati ishte 1-0. Ai shfrytëzoi një kundërsulm të shpejtë, duke vulosur kështu fitoren, me golin e shënuar në minutën e 92-të.

Talenti shqiptar ka lindur në Shqipëri, por është aktivizuar me ekipin U-19 të Greqisë, në gjashtë takime, ku ka shënuar edhe një gol. Tashmë, 20-vjeçari është nën orbitën e Alban Bushit tek Shpresat, por edhe të vetë Panuçit tek Kombëtarja e parë.

SHKARKO APP