Debutimi i Brojës, trajneri i Burnley-it: I nevojiten ende minuta në këmbë!

Armando Broja debuton me asist te Burnley-i, gati për Kombëtaren

Armando Broja ka nisur me këmbën e mbarë aventurën e tij te Burnley. Sulmuesi i kombëtares shqiptare debutoi si titullar në ndeshjen e Kupës së Ligës së Anglisë (EFL Cup) kundër Derby County, duke treguar menjëherë vlerat e tij.

Vetëm pas katër minutash lojë, “bomberi” kuqezi u kthye protagonist, duke dhuruar një asist perfekt për Ramsey, i cili e shndërroi në gol dhe kaloi Burnley-n në avantazh. Broja qëndroi në fushë deri në minutën e 63-të, duke treguar një formë të mirë fizike dhe duke marrë vlerësime pozitive nga mediat, të cilat e notuan me 6.5 për paraqitjen e tij.

Skuadra e drejtuar nga trajneri Scott Parker siguroi kualifikimin pas fitores 2-1, ndërsa tekniku anglez nuk i fshehu fjalët e mira për sulmuesin shqiptar.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ishte një mundësi e mirë për shumë lojtarë që të merrnin më shumë minuta. Gjykimi për Armandon nuk bazohet vetëm në këtë ndeshje. Ka vetëm dy javë e gjysmë me ne dhe i nevojiten ende minuta në këmbë. Për të ishte një stërvitje e mirë dhe do të arrijmë atje ku duam,” u shpreh Parker pas ndeshjes.

Swiss Digital Mobile Reklama

Broja pritet të ketë më shumë hapësira në javët në vijim, teksa Burnley synon të forcojë repartin ofensiv në kampionat dhe në garat e tjera.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?