FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Debutoi ndaj San Marinos, por Mitaj nuk vendosi rekord vetëm për dy ditë

Mario Mitaj luajti dje ndeshjen e tij të parë me Kombëtaren e Shqipërisë, duke shuar kështu çdo dëshirë dhe mundësi të helenëve për të rrëmbyer talentin shqiptar. Lojtari i AEK-ut u hodh në fushë ndaj San Marinos, duke bërë debutimin zyrtar me fanellën kuqezi.

Më herët, nën drejtimin e trajnerit Reja, një tjetër i ri ka bërë debutimin me Shqipërinë, dhe ai është qendërmbrojtësi Ramen Çepele. Mirëpo, ky i fundit mbetet ende rekordmen për nga mosha, pasi për Mitajn, vetëm 2 ditë ia djegin mundësinë për të qenë djaloshi më i ri që vesh fanellën e Kombëtares shqiptare.

Teksa të dy kanë luajtur në moshën 17-vjeçare, për Mitajn dita e djeshme datonte 17 vite e 237 ditë, ndërsa Çepele ka luajtur 17 vite e 235 ditë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?