Debutoi si titullar me Interin, Eriksen gati për derbin e parë italian

Interi u rikthye te fitorja me Udineses pas tre barazimeve radhazi në kampionat. Dygolëshi i Romelu Lukakut vendosi sfidën e Friulit kundër Udineses vendase dhe morali përpara derbit kundër Milanit është rritur.

Christian Eriksen zhvilloi ndeshjen e parë si titullar me zikaltrit dhe paraqitja e mesfushorit danez ishte pozitive. 27-vjeçari ka dhënë përshtypjet e tij në lidhje me duelin e mbrëmjes së kaluar në rrjetet sociale dhe vëmendja kalon te derbi i së dielës kundër “armiqve” kuqezi.

Një ndeshje e vështirë, por morëm tre pikët. Fokusohemi te derbi me Milanin“, shkruan Eriksen, i cili do të provojë të dielën në mbrëmje emocionet që të dhuron një ndër derbet më të bukura në Europë.

 

View this post on Instagram

 

Tough game, but 3points and next up Milan derby! #forzaInter @inter #ce24

A post shared by Christian Eriksen (@chriseriksen8) on

SHKARKO APP