Deco analizon merkaton e Barçës: Rodrin s’ia morëm Realit, po kërkojmë edhe një sulmues!
Merkatoja e Barcelonës është ende larg përfundimit. Drejtuesit katalanas po punojnë për të kompletuar skuadrën për sezonin e ri dhe objektivi kryesor tashmë duket se është afrimi i një qendërsulmuesi.
Largimet e Robert Leëandoëskit dhe Ferran Torres kanë krijuar boshllëqe në repartin ofensiv, por situatat e dy lojtarëve janë të ndryshme. Këtë e ka konfirmuar edhe drejtori sportiv i Barcelonës, Deco, pas fitores ndaj Al-Ahlyt në Trofeun Joan Gamper.
“Për Ferranin mendoj se mund të gjejmë zgjidhje me lojtarët që kemi afruar tashmë. Për Robertin është shumë më e vështirë, sepse zëvendësimi i një futbollisti si ai është i komplikuar”, u shpreh Deco.
Leëandoëski ka lënë pas një boshllëk të rëndësishëm në qendër të sulmit, jo vetëm për shkak të golave të shënuar, por edhe për peshën teknike dhe eksperiencën që polaku kishte në skuadër.
Barcelona tashmë ka nisur kërkimet për një alternativë të denjë, ndërsa Deco ka lënë të kuptohet se klubi do të ndërhyjë në merkato edhe pse nuk ka zbuluar emra konkretë.
“Ka shumë zëra, por do të bëjmë një lëvizje”, deklaroi drejtori sportiv katalanas, duke konfirmuar se pritet të ketë të paktën një tjetër afrim në repartin ofensiv.
Deco foli gjithashtu për transferimin e Rodrit, një operacion që fillimisht nuk ishte pjesë e planeve të Barcelonës, por që u kthye në një mundësi të rëndësishme merkatoje.
“Në fillim nuk ishte në planet tona, por pamë se mund të ishte një mundësi. Ai do ta përmirësojë shumë skuadrën”, tha Deco.
I pyetur nëse Barcelona ia kishte rrëmbyer Rodrin rivalit të përjetshëm, Real Madridit, Deco e mohoi kategorikisht: “Nuk ia morëm Realit. Nuk ishte kjo situata”.
KOHA JONË SONDAZH

