Deco: S’ka favoritë në Champions, do të jetë e vështirë ta mposhtim Benficën

Drejtori sportiv i Barcelonës, Deco, foli për shortin e 1/8-ve të Champions League, që i vuri katalanasit përballë Benfica, skuadër me të cilën janë ndeshur tashmë këtë sezon.

“Kemi pasur një ndeshje të vështirë kundër tyre, në të cilën kemi vuajtur shumë. Ishte një përmbysje historike. Duhet t’i mposhtim dhe nuk do të jetë e lehtë, në shtëpi janë shumë të fortë. Nuk mund të mendojmë për çerekfinalet pa kaluar këtë fazë.

Në Champions nuk ka favoritë, siç mendojnë njerëzit. Duhet të luash, të provosh të kualifikohesh dhe të mendosh ndeshje pas ndeshjeje”, deklaroi Deco.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?