Deklaratat e forta pas skandalit të gjykimit ndaj Interit, drejtori sportiv i Veronës thirret nga FIGC

Prokurori federal i FIGC ka hapur procedimin për deklarata e dhëna nga drejtori sportiv i Hellas Verona, Sean Sogliano, pas ndeshjes kundër Interit. Në orët e ardhshme Sogliano do të thirret nga prokurori federal Giuseppe Chine, i cili synon të konstatojë kuptimin e deklaratave të drejtorit sportiv verdheblu për punën e VAR-it.

Këto janë fjalët e Soglianos pas ndeshjes Inter-Verona 2-1, duke iu referuar golit të dyfishimit të Frattesit pavarësisht një faulli të qartë nga Bastoni ndaj Dudës, i që nuk u pa fare nga VAR: “Më vjen shumë keq dhe i zhgënjyer. Në njëzet vite jam ankuar tre here ne karriere por sot jam në vështirësi. Ky gol është e pamundur te mos anulohet,është mungesë respekti.

Të gjithë gabojnë por është e pamundur të bëhet një i tillë në Dhoma VAR. Si një Veronez ndjej se dinjiteti ynë është shkelur për diçka shumë serioze”, tha drejtori sportiv Sean Sogliano.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në konferencë ai më pas i çoi gjërat më tej: “Ndoshta dikush më lart se VAR vendosi që duhej të shkonte kështu.”

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?