Del Bosque kërcënon Casillasin
Trajneri i Spanjës, Vicente del Bosque i ka bërë me dije Iker Casillasit se nuk e ka vendin e sigurte në ekip për Euro 2016
Portieri i Portos, Iker Casillas nuk e ka të sigurt në përfaqësuesen e Spanjës për Euro 2016. Këtë e ka konfirmuar edhe selektori i La Rojas, Vicente del Bosque
Casillas gjatë verës u transferua nga Real Madrid në Porto, derisa kohëve të fundit ka bërë disa gabime trashanike. Ai ka marrë edhe kritika nga tifozët.
“Askujt nuk i është garantuar një vend këtu. Ne kemi lojtarët në mendje, por nuk ka lista definitive. Kjo do të dihet vetëm me 17 maj”, ka deklaruar ai përGoal.com
“A do të ftohet Casillas apo jo? Shpresoj që po, por ende ka kohë për të parë se çfarë do të ndodh”, ka deklaruar Del Bosque. /Express/
KOHA JONË SONDAZH

