Del Piero elozhe për Chiesa-n: Bravo, ke kurajën të flasësh si veteran!

Ish-legjenda e Juventusit, Allesandro Del Piero, i cili është në rolin e analistit në “Sky Sport” ka përgëzuar Federico Chiesa-n në intervistën pas ndeshjes për dy golat, por dhe për reagimin pas eliminimit.

“Të bëj komplimente, jo vetëm për dy golat. Por sepse ke ardhur sonte para mikrofonave, edhe pse je i ri flet si veteran. Sepse ke uri për t’u përmirësua, dhe kjo gjë duhet vlerësuar në rritjen e një futbollisti.

Ti me kalimin e kohës nga një i ri, je shndërruar në një djalosh që përfaqëson rritjen. Përfaqëson Italinë dhe mos hiq dorë kurrë nga dëshira për t’u përmirësuar”, deklaroi Del Piero. Në fakt ish-lojtari i Fiorentinës ishte më i miri në fushë për bardhezinjtë duke shënuar dy gola dhe duke qenë protagonist në disa raste të tjera. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama

Image

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?