Del Piero: Inter-Juve e veçantë, Pirlo u bë më shpejt se sa e prisja trajner!

Derbi mes Interit dhe Juventusit, nuk është një ndeshje e zakonshme. I këtij mendimi është edhe Alessandro del Piero, i cili ka dhënë një intervistë për gazetën “La Stampa”

“Inter-Juventus nuk do të jetë kurrë një ndeshje si të tjerat sepse është një rivalitet që i ka rrënjët në historinë e futbollit italian. Në rast të një fitoreje të zikaltërve, besoj se kjo ndeshje mund të ketë një domethënie të madhe për të ardhmen e kampionatit.

Pirlo? Nuk e prisja të bëhej trajner kaq shpejt, por e dija se donte të ndiqte këtë rrugë. Më duket se skuadra e ndjek në mënyrën e duhur.

Swiss Digital Desktop Reklama

Si do të mbarojë ndeshja? Shpresoj me shumë gola, por nuk them si mbaron sepse po gabova, Bergomi do të tallet me mua”, u shpreh Del Piero.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?