Del Piero: Morata gaboi mbrëmë, Pirlo mund të kopjojë Zidane!

Legjenda e Juventusit, Alesandro Del Piero në analizën që ka bërë për “Sky Sport”, ka folur për situatën e bardhezinjve në Champions League. Ish-sulmuesi i njohur ka dhënë opinionin e tij Moratën si dhe rrugëtimin e Pirlos deri më tani në krye të torinezëve.

“Morata duhet të gjuante (i referohet një rasti në fundin e pjesës së parë kur i pasoi Ronaldos). Nëse gjuan në atë pozicion, askush nuk do të thoshte asgjë. Për CR7 dhe Dybala diçka duhet thënë, ndoshta edhe më shumë. E kam parë portugezin pak të qartë. Mbrojtja ishte mirë, e dinim që ndeshja do të ishte në tatëpjetë, Ferencvaros ua bëri edhe më të thjeshtë.

Pirlo është në fillimin e rrugës. Ky është dallimi i vërtet mes tij dhe Zidane, i cili ka më shumë përvojë, të cilin e fitoi para se të merrte drejtimin e ekipit të parë të Realit. Sidoqoftë mundësia e vijimit të të njëjtit rrugëtim mund të jetë aty”, deklaroi Pirlo nga Amerika. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP