Del Piero për Yamal: Goli i tij është një kryevepër e vërtetë!
Lamine Yamal ka mahnitur të gjithë në Europian. Ylli i Barcelona ishte protagonist i një goli fantastik ndaj Francës në gjysmëfinalet e Euro 2024.
Goli i tij i dha mundësi Spanjës të barazojë shifrat dhe të kalojë një krizë loje që e kishte pushtuar prej disa minutash.
Ai që ka folur për të është legjenda italiane e futbollit Alessandro Del Piero.
Yamal realizoi një gol fantastik për të cilin vetë ish-fantazisti juventin tha për “Sky Sport”: “Të shënojë kështu, në moshën 17-vjeçare do të thotë se ai është më i miri nga më të mirët. Goli i tij është një kryevepër e vërtetë”.
KOHA JONË SONDAZH

