Del Piero: Real-City, një nga ndeshjet më të bukura në historinë e Championsit

Real Madrid dhe Manchester City dhuruan mbrëmë një ndeshje spektakolare, e cila u mbyll në barazim 3-3. Ky duel ka bërë xhiron e botës, për shkak të emocioneve që solli.
Legjenda e Juventusit dhe Italisë, Del Piero u shpreh se kjo ishte një nga ndeshjet më të bukura në historinë e këtij kompeticioni.
“Ndoshta ishte një nga ndeshjet më të mira në historinë e Champions League. Për nivelin e lojës, për bukurinë e golave. Kur ka ndeshje të një rëndësie kaq të madhe, ne priremi të shohim një ndeshje me ngjyrim mbrojtës, por në fakt pamë dy skuadra të cilat luftonin me njëra tjetrën.
Guardiola ka krijuar një lojtar fantastik, Phil Foden. Ai ka shumë veçori që e bëjnë një nga lojtarët më të mirë e më premtues në botë”, thaDel Piero.
KOHA JONË SONDAZH

