Del pozitiv me Covid-19 trajneri i kombëtares së femrave

Koronavirusi prek sërish futbollin shqiptar. Pas Alban Bushit dhe Skënder Gegës, një tjetër trajner i kombëtareve kuqezi ka rezultuar me Covid-19.

Fjala është për Armir Grimën, që drejton kombëtaren e femrave. Tamponi i bërë dje për ish-portierin e Vllaznisë ka rezultuar pozitiv. Përgjigja ka mbërritur sot te Grima, i cili duhet të karantinohet tashmë, të lërë grumbullimin e vajzave kuqezi.

Ai nuk do ketë mundësi t’i drejtojë ato në ndeshjen kualifikuese kundër Qipros, që do të luhet nesër në “Loro Boriçi”. “Frenat” e kombëtares së femrave kalojnë tashmë te ndihmësit e tij.

SHKARKO APP