Dembele është kthyer në “makineri golash”, Anelka: E kritikuan, por ka punuar shumë!

Javët e fundit, Luis Enrique duket se ka gjetur formulën perfekte për Paris Saint-Germain-in e tij. Në qendër të gjithçkaje është Ousmane Dembélé, shpesh i kritikuar ashpër për mungesën e mprehtësisë para portës.

Ish-lojtari i Barcelonës ka zëvendësuar më së miri Kylian Mbappe dhe po tërheq parizianët bashkë me golat e tij, duke shkatërruar rivalët që i dalin përpara.

Në gjashtë ndeshjet e tij të fundit në Champions League, francezi ka shënuar 6 gola dhe në Ligue 1 shifrat e tij janë po aq të çmendura, me 11 gola në 7 ndeshjet e tij të fundit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në mënyrë të pashmangshme, paraqitjet e tij të jashtëzakonshme kanë bërë bujë në Francë dhe Nicolas Anelka e vlerësoi lojtarin në një intervistë për RMC Sport: “Jam i lumtur për të, është kritikuar për statistikat e tij. Tani shënon shumë gola dhe shpresoj që kjo rrugë të vazhdojë dhe ta dërgojë PSG-në sa më larg”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?