Demiral dëmtohet dhe humbet sfidën kundër Uzunit në Champions
Juventus duhet të bëjë pa Merih Demiral për të paktën 10 ditë. Mbrojtësi turk ka kryer rezonancën magnetike, e cila ka evidentuar një dëmtim muskulor.
Koha e rikuperimit sipas klubit torinez pritet të jetë rreth 10 ditë. Demiral ishte titullar në sfidën e fundit kundër Cagliarit në krah të De Ligt.
Në këtë mënyrë turku pritet të humbasë dy sfidat e radhës, në Champions kundër Ferencvaros dhe më pas në kampionat ndaj Beneventos. Kujtojmë që edhe Chiellini dhe Bonucci janë të dëmtuar, teksa vendin e Demiral pritet ta zërë Alex Sandro. /R.Lika-Koha Jone/