Dëmtimet e shumta, Real Madrid largon mbrojtësin e njohur në fund të sezonit

Mbrojtësi austriak David Alaba pritet të largohet nga Real Madrid në fund të këtij sezoni. Sipas raportimeve të fundit të ekspertit të merkatos Fabrizio Romano, klubi “merengues” nuk ka ndërmend të rinovojë kontratën e 32-vjeçarit, e cila skadon në qershor të vitit 2026.

I ardhur në Madrid në verën e vitit 2021 nga Bayern Munich, Alaba ishte menjëherë një shtyllë e rëndësishme në mbrojtjen e Realit, por vitet e fundit problemet fizike e kanë ndalur ndjeshëm. Ai pësoi një këputje të ligamentit të kryqëzuar në vitin 2023 dhe më pas një këputje të meniskut që e mbajti jashtë fushës për gati tre muaj sezonin e kaluar.

Situata u përkeqësua edhe më shumë ditët e fundit, kur Alaba pësoi një tjetër dëmtim në pulpë, duke shtuar dyshimet për rikthimin e tij të plotë në formë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas mediave spanjolle, Real Madrid e ka bazuar vendimin e vet në dëmtimet e përsëritura të lojtarit dhe në pagën e lartë prej 22.5 milionë eurosh në sezon, që konsiderohet tepër e rëndë për bilancin e klubit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?