Dëmtimi i Ajetit, Medon Berisha zbret nga tribuna në pankinë

Arlind Ajeti nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen e sotme ndaj Letonisë, e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026.

Qendërmbrojtësi ka shfaqur një shqetësim muskulor në kofshën e majtë dhe nuk ka mundur të rikuperohet. Vendin e tij në listën e lojatërve të gatshëm për ndeshjen do ta zërë, Medon Berisha.

Rikujtojmë që mesfushori i Seria A ishte në stol ndaj Anglisë dhe Andorrës, dhe ishte në tribunë kundër Serbisë. E njëjta gjë ishte planifikuar edhe për sot me Letoninë, por dëmtimi i Ajetit ndryshon planet e Sylvinhos. Talenti i njohur do të jetë në stol për të qenë i gatshëm për disa minuta nëse trajneri do të ketë nevojën e tij.

SHKARKO APP