Dëmtimi i Kobe Bryant , 9 muaj larg Lakers

Los Angeles Lakers merr një goditje të rëndë pas rezultateve të dobëta gjatë dy sezoneve të fundit. Plot 16 herë kampionët e NBA duhet t’i bëjnë llogaritë me tej edhe pa yllin e tyre, Kobe Bryant. “Black Mamba”, pikëshënuesi i tretë më i mirë në të gjithë historinë e NBA, pak ditë më parë pësoi një dëmtim në shpatull, gjatë sfidës mes Lakers dhe Neë Orelans Pelicans. Në këtë mënyrë Bryant duhej të kryente një ndërhyrje kirurgjikale për të lënë pas një shqetësim të tillë. Pas operacionit, të cilit iu nënshtrua basketbollisti 36-vjeçar, mësohet se ai do të qëndrojë jashtë parketit për 9 muajt e ardhshëm. Aktualisht Black Mamba është basketbollisti me moshën më të madhe që paguhet më shumë në NBA. Bryant përfiton plot 25 milionë dollarë në vit dhe pas kthimit, ai ndonëse mbush 37-vjeç, nuk ka ndërmend të largohet, teksa Lakers pretendon se ka ende kontratë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?