Dëmtimi i Messit, Tata Martino sqaron situatën e “Pleshtit”
Leo Messi është i dëmtuar, teksa për situatën e tij ka folur së fundmi trajneri i Inter Miamit, Gerardo Martino. Martino shprehet se rikuperimi i futbollistit, po shkon mirë.
“Leo është mirë. Është ende në palestër dhe në formë gjithnjë e më të mirë, po respekton kohët e rikuperimit që prisnim“, tha Martino.
Kur u njoftua shkalla e lëndimit të Messi, ai pritej të ishte jashtë fushës për katër deri në gjashtë javë. “Pleshti” ka qenë joaktiv për tre javë, ndaj dhe duhet pritur ende për ta parë sërish në fushë.