Dëmtimi, Portugalia vjen pa Moutinho në shtator ndaj Shqipërisë
Përfaqësuesja e Portugalisë, ndaj së cilës do të luajmë në sfidën eliminatore të 7 Shtatorit në “Elbasan Arena”, humbet një nga elementët e saj më të rëndësishëm, mesfushorin Joao Moutinho. Futbollisti që aktivizohet me Monaco në ligën e parë franceze pësoi një dëmtim serioz në sfidën e fundit të kampionatit francez me Lille, që përfundoi në barazim 0-0. Pas një ore lojë portugezi u detyrua të dilte nga fusha, ndërsa ekzaminimet e fundit konfirmojnë se lojtarit i duhen nga 4 deri 6 javë për t’u rikthyer në dispozicion të trajnerit Jardim.
Kjo do të thotë se 28-vjeçari, përveçse dy në ndeshjet “Play-off” të Championsit me Valencian si dhe në takimin me Paris Saint Germain në kampionatin francez, i programuar për t’u zhvilluar më 30 gusht, nuk do të jetë dhe as kundër kuqezinjve në eliminatoren e Europianit.
Ky është një lajm i mirë për Kombëtaren shqiptare, pasi Moutinho mbetet një nga pikat më të forta të formacionit luzitan, që aktualisht kryeson Grupin I eliminator në kuotën e 12 pikëve, dy më shumë se Danimarka dhe Shqipëria që ndajnë vendin e dytë dhe të tretë me nga 10 pikë. Para këtij takimi, Shqipëria do të përballet në transfertë me Portugalinë.
KOHA JONË SONDAZH

