Dëmtohet Messi, rrezikon të mbetet 6 muaj larg fushave

Një lajm i hidhur për Barcelonën, Argjentinën dhe mbarë futbollin botëror. Lionel Messi është dëmtuar në gjurin e majtë dhe është detyruar të lërë fushën e lojës në minutën e 9’ të ndeshjes së sotme të La Liga. Dëmtimi i një prej futbollistëve më të mirë të planetit ndodhi gjatë ndeshjes që Barcelona po luan aktualisht në “Camp Nou” përballë Las Palmas, në kuadër të javës së gjashtë të Ligës së parë spanjolle. Ndeshja momentalisht është në rezultatin 1-0 për katalanasit, pas golit të shënuar në minutën e 25’ nga Luis Suarez, pas një assist të dhuruar nga Sergjio Roberto.

Lidhur me dëmtimin e pësuar nga Messi, dyshohet një këputje e tendinës së majtë, çka do të thotë se kthimi i lojtarit në fushë do të mund të ndodhë në rreth muajit mars 2016.  Kjo do të thotë se ai do të jetë pushim deri në momentin kur të jepet Topi i Artë, çka favorizon rivalin e tij Cristiano Ronaldo.  

Por pas diagnozës, nëse nuk bëhet fjalë për një dëmtim kaq serioz, ai mund të kthehet edhe më parë. Argjentinasi ishte duke dribluar mbrojtësin Bigas të Las Palmas, kur ky ka goditur këmbën e lojtarit, i cili gjatë rrëzimit e ka dëmtuar edhe më rëndë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mjekët, shkruajnë mediat spanjolle, kanë ndenjur në fushë mbi 5 minuta për t’u siguruar për gjendjen e lojtarit dhe tashmë pritet përfundimi analizave për të kuptuar masën e dëmtimit të tij.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?