Dëmtoi çatinë e komshiut me sharrë elektrike, dënohet ish-portieri i Gjermanisë Lehmann

Dita e Krishtlindjes ka qenë ishte e shënuar për ish-portierin e kombëtares së Gjermanisë dhe Arsenal, Jens Lehmann. Ai duhet të paguajë një gjobë prej 420 mijë eurosh, shumë që i është vendosur nga gjykata e Starnberg.

Bëhet fjalë për disa akuza që janë ngritur kundër tij në vitet 2021 dhe 2022. E para, siç raportohet nga mediat gjermane, ka të bëjë me një sulm agresiv që Lehmann dyshohet se i ka bërë një fqinji, duke u ngjitur në çati dhe duke filluar ta dëmtojë atë me sharrë elektrike.

E dyta është për mashtrim me një parkim në aeroportin e Mynihut. “Bild”, gjithashtu specifikon se “një dëshmitar raportoi se çfarë mashtrimi përdori Lehmann për të shmangur tarifat e parkimit”. Ajo që e tradhtoi ish-portierin ishte vëzhgimi me video.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndaj Jens Lehmann ishin ngritur akuza penale nga ana e fqinjit, ndaj të cilit do të paguajë pjesën më të madhe të gjobës.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?