Dënimi për Bathën dhe Torasën, Apeli merr vendimin për dy lojtarët bardheblu

Komisioni i Apelit në FSHF vendosi të mos ndryshojë masën e dënimit ndaj dy lojtarë të Tiranës Agustin Torasës dhe Idriz Bathës, të cilët janë pezulluar me 4 ndeshje për sjellje antisportive në ndeshjet miqësore.

Në vendimin e ditës së sotme, organi i apelit ka vendosur të lërë në fuqi vendimin e datës 29 tetor të Komisionit të Disiplinës për dy lojtarët bardheblu.

Vendimet

  1. Lënien në fuqi të vendimit nr. 37 datë 29.10.2020 (pika 2) të Komisionit të Disiplinës.
  2. Kundër këtij vendimi lejohet ankim në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (CAS/TAS) Lozanë Zvicër.

Vendimi nr.2

  1. Lënien në fuqi të vendimit nr. 37 datë 29.10.2020 (pika 3) të Komisionit të Disiplinës.
  2. Kundër këtij vendimi lejohet ankim në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (CAS/TAS) Lozanë Zvicër.

Vendimi nr.3

  1. Lënien në fuqi të vendimit nr. 1 datë 02.11.2020 (pika 1) të Komisionit të Disiplinës.
  2. Kundër këtij vendimi lejohet ankim në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (CAS/TAS) Lozanë Zvicër.

SHKARKO APP