Denoncimi i gjyqtarit: Presione për të favorizuar Realin ndaj Barcelonës

Një denoncim tronditës vjen nga Spanja, ku një gjyqtar akuzon Komisionin e Arbitrave se ka ushtruar presion ndaj “xhaketave të zeza” për të favorizuar Realin e Madridit në duelin El Clasico përballë Barcelonës. Skandali bnë La Liga-n spanjolle rrezikon të shndërrohet në një furtunë, e cila do të tronditë të gjithë sistemin e futbollit iberik, në mënyrë të veçantë sektorin e arbitrimit.

Denoncimi i bërë nga një asistent është transmetuar në faqet e para të gazetave katalane “El Mundo Deportivo” dhe “Sport”. Sipas gjyqtarit, emri i të cilit mbetet anonim, Komisoini i Arbitrave po ushtron ndikimin e tij që Reali të favorizohet në fushë, gjatë supersfidës së 21 Nëntorit në “Santiago Bernabeu”.

Sipas radios “COPE”, që publikoi edhe një dokument zyrtar, avokati Hernandez ka paraqitur një denoncim zyrtar në Prokurorinë e Anti-Korrupsionit të Barcelonës, për të hedhur dritë mbi këtë çështje.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në denoncim theksohet se gjyqtari është telefonuar nga Jose Angel Jimenez Munoz Morales, i cili aktualisht ka rolin e anëtarit në Komitetit Teknik të Gjytarëve spanjollë dhe ish-kandidat për zgjedhjet komunale të Madridit në vitin 1999. Ai akuzohet se në mënyrë të hapur i kërkoi xhaketës së zezë që të favorizonte Realin në duelin me Barcelonën.

Swiss Digital Mobile Reklama

Telefonata, e cila nuk ishte e para e këtij lloji, është realizuar gjatë muajit Shtator. Morales akuzohet gjithashtu se kontaktoi edhe një prej gjyqtarëve favoritë për të drejtuar “El Clasicon”, duke i kërkuar që episodet e ndeshjes të jenë në favor të Realit të Madridit.

 

Edhe këto akuza janë arshivuar në Prokurorinë e Anti-Korrupsionit. Në pritje të konfirmimeve ose mohimeve rreth skandalit për duelin më të pritur të vitit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?