Depay zgjedh Barcelonën dhe trajnerin Koeman për të ardhmen

Ronald Koeman do të ketë sulmuesin e tij të preferuar sezonin e ardhshëm te Barcelona, Mephis Depay. Sipas mediave spanjolle, 27-vjeçari holandez ka nisur kërkimet për të gjetur shtëpi në Barcelonë, pasi është i bindur t’i bashkohet klubit katalanas në fund të sezonit, kohë kur i skadon edhe kontrata me francezët e Lyonit.

Sulmuesi holandez ka shkëlqyer me fanellën e “tulipanëve” në kohën kur trajner ishte pikërisht Koeman, që aktualisht është sponsori kryesor për transferimin e tij në “Camp Nou”, aty ku do të udhëheqë repartin e avancuar.

I rritur te holandezët e PSV Eindhoven, Depay u transferua me bujë te Manchester United në verën e 2014-ës, por nuk ia doli të lërë gjurmë në “Old Trafford’, ndërsa 5 sezonet e fundit ka qenë pjesë e Lyonit ku ka shënuar 75 gola në 176 ndeshje.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?