FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Të trembur nga humbja, Anglia dhe Skocia bëjnë “paqe” në derbin mes tyre (VIDEO)

Derbi mes Anglisë dhe Skocisë nuk ka mundur të prodhojë fitues, duke u mbyllur në barazim 0-0. Një duel i bukur për t’u ndjekur, por që i mungoi vetëm goli. Ashtu siç edhe pritej ndeshja nisi me një ritëm të lartë. Rastin e parë dhe më të pastër për shënim ishte për Anglinë, teksa në minutën e 11-të mbrojtësi John Stones goditi shtyllën nga një distancë shumë e vogël me kokë.

Skocia nuk qëndron aspak pasive, teksa krijon një mundësi shumë të mirë me O’Donnel në minutën e 30-të, i cili u ndal nga një pritje te Pickford. Disa sekonda më pas gardiani i njohur ndali një gol të sigurt pas një goditje të Adams nga krahu i djathtë. Fillimi i fraksionit të dytë ishte shumë më i mirë për Anglinë që krijon tri mundësi të pastra shënimi në harkun e pak sekondave. Mason Mount vendosi në provë reflekset e Marash, i cili devijoi topin në goditje nga këndi. Loja është e bukur dhe e ndezur.

Në minutën e 63-të, Skocia kishte një mundësi shumë të mirë me Dykes, por goditja e tij u ndal në vijën e portës nga mbrojtësi James, i cili u tregua shumë i vëmendshëm. Në të 78-tën, Adams pati një shans shumë të mirë në krahun e djathtë, por tentativa e tij ishte shumë e gabuar, duke mos arritur që të godasë si duhet topin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Southgate me gjithë ndryshimet që bëri dhe në minutat e fundit nuk mundi të ndryshonte diçka në lojën e skuadrës angleze. Derbi ishte i ndezur deri në sekondat e fundit, me tifozët që dhuruan spektakël në shkallët e stadiumit, por rezultati mbeti i njëjtë 0-0. Ky është barazimi i dytë pa gola në Europian. Anglia ngjitet në kuotën e 4 pikëve, po aq sa Republika Çeke, por me një golaverazh më të dobët. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?