Derbi i parë për Eriksen, danezi nuk ka frikë nga Milan, flet për garën me Juven, Ronaldon dhe Lukakun

Nuk dëshiron të krahasohet me Sneijder, një mit në “San Siro”, por sigurisht dëshiron të arrij atë që ka arritur fantazisti holandez me fanellën ziklatër, “Tripletën”. Christian Erksen, në intervistën e tij të parë në tokën italiane, është i qartë dhe i karikuar në maksimum në vigjilje të derbit përballë Milan: “Nga Milani nuk kam frikë askënd, as Ibrahimovic, në fund të fundit klasifikimi flet qartë”.

Në intervistën e tij për “La Gazzetta dello Sport”, Eriksen nuk e sheh si tabu fjalën titull në Serie A: “Juve fiton prej shumë kohësh, ne dëshirojmë ta ndryshojmë këtë trend, për këtë arsye jam këtu”. Juve ka në dispozicion një lojtar si C.Ronaldo por për Eriksen edhe Inter ka Lukakun: “Edhe në Angli bënte shumë gola por besoj se Conte po ndryshon diçka për mirë”.

Eriksen nuk ka frikë të marrë përgjegjësi, e ka bërë diçka të tillë për shumë vite tek Tottenham dhe tek përfaqësuesja daneze, nuk ka frikë ta bëj as tek Inter: “Conte ma ka shpjeguar se çfarë kërkon nga un dhe si më sheh në fushën e lojës. Stërvitjet e tij janë të forta por un ndihem gati”.

SHKARKO APP