Derbi Juventus-Inter mund të luhet më 9 mars, drejt akordit final

Këshilli i Ligës ka përfunduar mbrëmjen e sotme mbledhjen e jashtëzakonshme, të kërkuar nga disa klube të Serisë A, për të diskutuar mbi situatën e krijuar me kalendarin e ndeshjeve të kampionatit, që është ndikuar ndjeshëm nga frika e përhapjes së Coronavirusit.

Drejtuesit e disa klubeve, me në krye Interin, duket se Këshilli i Ligës ka propozuar që këtë fundjavë, mes datës 7 dhe 9 mars, të zhvillohen 6 ndeshjet që u shtynë fundjavën që lamë pas.

Mes ndeshjeve që pritet të rikuperohen këtë fundjavë, është edhe ajo Juventus-Inter, që mund të luhet më 9 mars me praninë e tifozëve në “Allianz Stadium”, ndonëse klubi zikaltër ka ende disa dyshime në lidhje me idenë e hedhur gjatë mbledhjes.

Swiss Digital Desktop Reklama

Këshilli i Ligës pret një dakordësi finale nga të gjithë klubet drenda mbrëmjes së sotme, për të njoftuar më pas nesër në lidhje me datat e ndeshjeve të fundjavës, ndërsa takimet e javës së 7 të fazës së dytë do të zhvendosen për më 13 maj.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sa u përket ndeshjeve të shtyra një javë më parë, pritet të rikuperohen më 18 mars, me përjashtim të Inter-Sampdoria, pasi zikaltrit do të jenë të angazhuar në Europa League dhe pritet të shqyrtohet një tjetër datë për këtë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?