Derbi mes Juventusit dhe Interit për të transferuar Gudmundsson
Gudmundsson mbetet një nga emrat më të nxehtë në merkato te Genoa. Interi prej javësh është në tratativa, por së fundmi janë komplikuar edhe më shumë pas futjes në garë edhe të Juventusit.
Bardhezinjtë dhe zikaltrit janë duke menduar për të gjetur marrëveshjen me klubin xhenovez nëpërmjet formulës së huazimit duke ofruar fillimisht 8-10 milionë euro, e më pas për të patur të drejtën e blerjes në fund të sezonit të ardhshëm për 15 milionë euro.
Në ditët në vijim do të mësohet më shumë lidhur me këtë tratativë, por për momentin duket i sigurt vetëm fakti që ai do të ndryshojë skuadër dhe mund të jetë Juventusi ose Interi destinacioni i ri.
KOHA JONË SONDAZH

