Derbi mes Tiranës dhe Dinamos do të luhet 154 km larg … në Vlorë

Derbi  i kryeqytetit Tirana-Dinamo do të luhet në stadiumin Flamurtari në Vlorë. Dy skuadrat me më shumë tituj në Shqipëri do të matim forcat në kuadër të javës së 9 të Kategorisë Superiore rreth 154 km larg nga kryeqyteti.

Bardheblutë si pritës në këtë sfidë, kërkonin që ndeshja të zhvillohej në kryeqytet, në Arenën Kombëtare madje pranuan që të paguanin dhe 11 mijë euro por Federata Shqiptare e futbollit e ka refuzuar diçka të tillë. Kjo për shkak se fusha është në gjendje të keqe dhe do të mbillet, për të qenë gati për takimet e nëntorit të ekipit kombëtar.

Jo vetëm Arena kombëtare por edhe “Elbasan Arena” është i kyçur, me argumentin se fusha do të mbillet.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për këtë arsye, derbi i kryeqytetit do të luhet në Vlorë ditën e shtunë, orari i sfidës ende nuk është zyrtarizuar, kjo për shkak të problemeve që ky stadium ka me sistemin e ndriçimit.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?